qaka kamer

Kamer Qaka bëhet më në fund lojtar i Steauas së Bukureshtit, klub që vendosi t'i paguajë 500 mijë euro Poli Iasit. Mesfushori shqiptar
24-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare me klubin nga kryeqyteti rumun, nga e cila do të përfitojë 12 mijë euro në muaj. Gjithçka është konfirmuar nga vetë futbollisti, i cili e ka konsideruar si "100% të mbaruar transferimin te Steaua. Teksa do të nënshkruajë për 5 vite”. Ndërkohë që klubet më në fund kanë gjetur gjuhën e përbashkët, pasi në një moment u dukën se ishin larg.

kamer qaka
Qaka nuk e ka fshehur se ky është një hap i madh në karrierën e tij, duke e cilësuar lëvizjen si diçka e mrekullueshme. "Steaua ka një histori të madhe dhe merr pjesë shpesh në Champions League. Është një hap i madh për karrierën time. Kam pasur një ofertë nga Real Zaragoza, por nuk i afrohej asaj të bërë nga Steaua. Mendoj se ky sukses është i merituar, sepse kam punuar shumë për të arritur deri këtu", ishin fjalët e mesfushorit të kombëtares së Shqipërisë. Ai pranoi se gjëja më e mirë që kishte bërë, ishte largimi nga kampionati novergjez: "Aktivizimi i atjeshëm ishte i gabuar. Sapo arrita në Rumani, gjithçka ndryshoi më së miri. Ekipi kombëtar norvegjez është shumë i mirë, por shumica e lojtarëve luajnë jashtë Norvegjisë. Mentaliteti i futbollit nëpër Evropë është krejt ndryshe”, shpjegoi Qaka. Këtë sezon, mesfushori kuqezi ka luajtur 29 ndeshje në radhët e Poli iasi dhe ka shënuar dy gola në kampionatin rumun. Tashmë përpara se të nisë aventurën e re, Qaka pritet të jetë mes të ftuarve të Panuccit për dy miqësoret e radhës kundër Ukrainës dhe Kosovës.