carlos
Roberto Carlos, ish-lojtar i Real Madridit nga viti 1996 deri në 2007-n, ka shprehur opinionin e tij mbi finalen e 26 majit në Kiev. "Besoj se Reali e di që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. E kemi përjetuar edhe në të kaluarën kundër skuadrave si Juventusi. Natyrisht jemi favoritë dhe trajneri Zinedine Zidane e di, por duhet ta tregojmë edhe në fushë..". Sidoqoftë, braziliani duket i bindur në fitoren e Realit, por shpreson që ta bëjë pa shumë vuajtje: "Kemi vuajtur jo pak në të kaluarën, në Lisbonë, Milano etj... Për ne ka ardhur momenti që të kemi një ndeshje paqësore", është shprehur R.Carlos.

carlos2

 

Gjithsesi duket se përballë një skuadre si ajo e Liverpulit, që ka një treshe sumuese të frikëshme si Salah-Mane'-Firmino, detyra pritet të jetë aspak e lehtë për madrilenët.
I deklaruar si mbështetës i Realit, braziliani ka zbuluar se ka rritur mjekrën, pasi diçka e tillë i ka shërbyer gjithmonë si "hajmali" për fitoren e "Los Blancos" në finalet e Champions League. Me ndryshimin e vetëm se krahasuar nga vite më parë, tani ka nisur t'i shfaqet edhe ndonjë... thinjë.