finale ucl 2018
Real Madrid dhe Liverpool do të luajnë të shtunën e 26 majit për të marrë titullin e kampionit kontinental për klube. Mirëpo, lojtarët do të kenë edhe një stimul plus, që vjen në aspektin financiar. Kështu, shtypi spanjoll ka zbuluar shumën që do të marrë secili prej futbollistëve të "Los Blancos", nëse fitojnë trofeun e Champions League. Sipas "El Confidencial", mësohet se pas një negocimi që veteranët Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos e Marcelo kanë bërë me presidentin Florentino Perez dhe drejtuesit e tjerë, është arritur akordi që çdo lojtarë të përfitojë 600 mijë euro, në rast triumfi. Megjithatë, befasi përbën fakti se kjo shifër është inferiore në krahasim me atë të sezonit të kaluar, kur secili futbollist mori 750 mijë euro, pasi në finale mposhtën Juventusin 4-1. Gjithsesi, nuk duhet harruar se Ronaldo me shokë, vjet morën 2 milionë euro si shpërblim, për fitimin e plot 5 trofeve nga 6 të mundshëm.

liev 2018
Ndërkaq, nga ana tjetër bie në sy që premio e këtij viti për Realin është gati 3-fish më e madhe sesa ai që i është premtuar lojtarëve të Liverpool-it, të cilët është zbuluar se do të përfitojnë nga 228 mijë euro për kokë. Gjithmonë, nëse mundin madrilenët. Në total, klubi nga "Anfield" duhet të shpenzojë rreth 6 milionë euro që janë dicka më pak se gjysma e atyre 15.5 milionëve që UEFA do të japë për skuadrën fituese. Pa llogaritur, ato që kanë marrë nga arritja deri gjysmëfinale. Veç kësaj, një motivim i madh për skuadrën e Klopp është që të rikthejnë lavdinë evropiane të Liverpulit, 13 vjet pas suksesit të fundit.