kievi

Jo pak tifozë të Real Madridit dhe Liverpoolit janë të befasuar se si UEFA zgjodhi Kievin për t’u luajtur finalja e Champions League për këtë edicion. Real Madrid-Liverpool pritet të jetë një spektakël i vërtetë në fushë, mirëpo fanst e të dy skuadrave nuk janë të kënaqur me organizimin e kësaj finale. Sic ka vërejtur edhe vetë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, qyteti i Kievit është mjaft problematik, ndërsa akomodimi është bërë i vështirë pasi çmimet tani janë bërë të pa përballueshme për tifozët. Një shtrat në Kiev para tre muajve kushtonte 80 euro, ndërsa tani 800.

kievvvvvvvv

Më shumë se 1000 tifozë të Real Madridit kanë kthyer biletat për këtë sfidë. Shkaku? Natyrisht janë çmimet të larta për një sistemim në kryeqytetin ukrainas. Po kush vendosi që finalja të luhet në Kiev? Ishte ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ai që pati vendosur që kjo finale të luhet në Kiev pa menduar problemet me të cilat mund të ballafaqoheshin tifozët e skuadrave finaliste. Prandaj, Ceferin, tani i pari i UEFAS-s pas tërë këtyre ngjarjeve, ka thënë se organzimi për finale të mëdha si kjo e Champions League do t’u jepet qyteteve që mund të presin tifozët në mënyrë më të mirë të mundshme, duke shmangur një "tjetër" Kiev.