LeBroncc James
LeBron James do të jetë në fokusin e të gjitha mediave sa i përket të ardhmes së tij. Ndonëse flitet shumë se do të firmosë me Los Angeles Lakers, ai vetë ende nuk ka zbuluar asgjë.
Në vend të kësaj, 33-vjeçari ka folur rreth ëndrrës së tij më të madhe. Ai zbulon se dëshiron shumë që në të ardhmen të luajë së bashku në një ekip me djalin e tij, LeBron Jr.
“Të luaj së bashku me fjalin tim në një ekip të NBA-së mendoj se do të ishte arritja më e madhe e karrierës time. Të qëndroj në fushë së bashku me djalin tim. Do të ishte realizimi i ëndrrës më të madhe që unë kam si basketbollist,”-u shpreh James.
Djali i tij, LeBron Jr. aktualisht është 14 vjeç, ndaj kandidati për t'u shpallur "MVP" i sezonit të rregullt do t'i duhet të presë edhe për disa vite. Megjithatë dëshira e James nuk është e parealizueshme, pasi djali i tij po ndjek të njëjtën rrugë si i ati, dhe deri më tani ka shfaqur po aq talent sa edhe vetë "Mbreti" i Cavaliers, LeBron James.