msdff


Momo Salah ka qenë padyshim një nga surprizat më të bukura të sezonit që lamë pas. Egjiptiani shkëlqeu me fanellën e Liverpool, të cilën e udhëhoqi deri në finalen e Champions League, ku u mposhtën nga Real Madrid.
Pikërisht ylli i "los blancos", Cristiano Ronaldo ka folur me elozhe për numrin 11 të Liverpool, duke e konsideruar madje si një rival të fortë për "Topin e Artë".
Portugezi mendon se Salah është një lojtar mjaft i fortë, që ka treguar se ka cilësi të pamohueshme. Ai shton se njerëzit më së shumti diskutojnë "Topin e Artë" mes tij dhe Messit, por në fakt ka edhe lojtarë të tjerë mjaft të mirë që mund t'a rrëmbejnë një çmim të tillë, siç është Salah.
Sipas tij, që egjiptiani të vazhdojë të jetë kandidat i fortë në këtë garë, duhet që të kthehet sa më parë nga dëmtimi dhe të japë më të mirën për kombëtaren e tij në botëror.
Salah ishte njeriu që ndihmoi Egjiptin të kualifikohej në botëror dhe në vendin e Afrikës së veriut, shpresat janë të varuara të gjitha të ylli i Liverpoolit.