te Evertoni
Nga Barcelona te Evertoni, dita e fundit e merkatos rezervoi të tjera surpriza në Angli, ku blutë e Merseyside zyrtarizuan angazhimin e dyshes Yerry Mina dhe Andre Gomes. Kështu projekti i portugezit Marco Silva mund të quhet më se i mbështetur, pasi merkatoja kapi koston e më shumë se 90 milionë euro. Richarlison dhe Lucas Digne ishin dy emra të tjerë të kushtueshëm për merkaton e bluve, ndërsa vlen të theksohet se Evertoni kërkonte edhe një tjetër lojtar katalan, Munir El Hadadin, por për këtë të fundit nuk u arrit dot dakordësia. Mina dhe Gomes i kushtuan në total 32 milionë euro. Kolumbiani, mjaft i kuotuar luajti me Barcelonën vetëm 6 ndeshje, dhe sipas shtypit anglez, katalanasit ishin të detyruar të arkëtonin para për të respektuar "Fair-Play"-in financiar. Ata kanë një klauzolë që parashikon të drejta eskluzive për riblerjen e shërbimeve të 23-vjecarit. Ndërkohë në rastin e Gomes, marrëveshja është një huazim, që kap shifrat e 2 milionë eurove. Sidoqoftë projekti i Silvas duket mjaft interesant, pasi po në ditën e fundit u arrit angazhimi edhe i brazilianit Bernard me parametër zero. 25-vjecari kërkohej nga shumë klube, kjo pas performancave fantastike me Shakhtar Donetsk në Ukrainë. Por sikurse theksoi edhe Mina, "projekti ambicioz i klubit të Evertonit" arriti ta bindë edhe atë.