f1f1f1
Formula 1 rikthehet të garojë në pistën e Singaporit, aty ku sezonin e kaluar, Ferrari mendohej të arrinte një sukses të dyfishtë, por përplasja mes Vettel, Raikkonen e Verstappen që në start, nisi krizën e “kokëkuqes”. Këtë vit, marka italiane kërkon t'i bëjë gjërat ndryshe në 'Marina Bay', me Sebastian Vettel që synon fitoren edhe për të ngushtuar diferencën prej 30 pikësh që ka me kryesuesin e renditjes për pilotë, Lewis Hamilton.  Në një intervistë të dhënë pas disa provave të lira, piloti gjerman i Ferrarit duket se është i qartë me veten e tij dhe pranon se gabimet e tij janë ato që e ndëshkojnë në luftën për titull. “Armiku im më i madh nuk është Hamilton. Jam vetë unë. Makina është e shkëlqyer, por nuk po arrijmë të marrim ato rezultate që duam. Kjo, edhe për fajin tonë. Ne i kemi të gjitha mundësitë për të arritur tek titulli, për ta mundur Lewis.”

vettel croppedu0qqnzmce7gv1ll4dz0c06ieijpg
Sezonin e kaluar, gara e Singaporit ishte vendimtare për duelin që Vettel kishte më Hamilton për titullin kampion, pasi me daljen jashtë gare të makinave Ferrari, piloti i Mercedes garoi i qetë drejt titullit kampion. Vettel shpreson që gabimet e garave të kaluara të mos përsëriten më, në mënyrë që Ferrari të kthehet tek suksesi. “Duhet të jemi të kujdesshëm e të tregohemi gjakftohtë. Kam humbur shumë gara për shkak se kam nxituar në vendimet e mia. Duhet të japim më të mirën, pasi do të ishte e dhimbshme të mbyllnim një sezon fantastik pa fituar trofe.”