jelle
Jelle Wallays ka arritur të fitojë mes emocioneve të shumta etapën e 18 të xhiros spanjolle, teksa mundi vetëm në metrat e fundit të garës norvegjezin Sven Erik Bystrom. Wallays qëndroi pas rivalit të tij në 2 km e fundit dhe kur çiklistët filluan të përshkonin 100 metrat e fundit, belgu bëri lëvizjen e tij, duke marrë në këtë mënyrë edhe triumfin. Pasi përshkoi 186.1 km , koha finale e çiklistit të skuadrës 'Lotto-Soudal' ishte 3 orë, 57 minuta e 3 sekonda. Ndërkohë që vendi i tretë dhe i katërt shkuan për Peter Sagan dhe Elia Viviani.

YATES Simon011p

Vetëm i 19-i e mbylli këtë etapë Simon Yates, ndërsa rivali i tij ne renditjen e përgjitshme, Alejandro Valverde, e përfundoi garën në vendin e 16. Yates vijon të ruajë fanellën rozë të liderit të 'Vuelta'-s, me kohën 73 orë, 2 minuta e 37 sekonda. Ndërsa Valverde mbetet i dyti me 25 sekonda më shumë. Kur kanë mbetur edhe 3 etapa për t'u zhvilluar, beteja mes Yates dhe Valverde pritet të hyjë në fazën finale. Faza e ardhshme nis në Lleida, nga ku garuesit do përshkojnë 154.4 km, për të përfunduar në Andorra.