trasnf

Skuadra e Milanit duket se ka filluar të veprojë që tani për goditjet e merkatos së janarit. Sipas asaj që raportohet së fundmi nga mediat braziliane dhe italiane, drejtori i kuqezinjve, Leonardo, ka arritur marrëveshjen për transferimin e të riut brazilian, Lucas Paqueta.  Madje në Brazil zbulojnë se 21-vjeçari ka kryer edhe vizitat mjekësore në një klinikë në perëndim të Rio de Janeiros, në prani të disa përfaqësuesvve të Milanit, për të bërë gati gjithçka për në janar. 35 milionë euro plus bonuse thuhet të jenë shifrat e këtij operacioni, por klubi aktual i lojtarit, Flamengo, do të përfitojë vetëm një pjesë të kësaj shume, pasi zotëron vetëm 70% të kartonit të lojtarit, ndërsa pjesa tjetër do të ndahet mes vetë Paquetas dhe agjentit të tij.

Lucas Paqueta 975053
Por pavarësisht këtyre spekulimeve, drejtori sportiv i Flamengos, Carlos Noval ka kërkuar të ulë disi entuziasmin. Ai thotë se marrëveshja ende nuk është finalizuar mes palëve, por është besimplotë kur thotë se gjithçka mund të zyrtarizohet brenda 2 javëve. Lucas Paqueta cilësohet si një nga lojtarët më të mirë brazilian të brezit të tij dhe është një ndër më të vlerësuarit përtej Atlantikut. Për 21-vjeçarin kishin shfaqur interes edhe Barcelona dhe PSG, me këta të fundit ishin shumë pranë arritjes së marrëveshjes. Por Leonardo ka lëvizur shpejt për të bindur lojtarin që të transferohet drejt Italisë në Serie A.