verstappen

Që prej vitit të kaluar, Max Verstappen ka shprehur dëshirën për të provuar garimin në 'MotoGP'. Holandezi pati zbuluar se që në hapat e tij të parë në garat e makinave, ai kishte provuar që njëkohësisht të garonte edhe mbi 2 rrota. Verstappen është rikthyer të flasë këtë pasion të vjetër, madje duke i kërkuar skuadrës së tij në 'Formula 1', 'Red Bull', që t'i japë mundësinë të realizojë disa xhiro në pistën e Austrisë, me një nga motorët ku 'Red Bull' është sponsor në 'MotoGP', si 'KTM' apo 'Honda'. 

2014 f3 championship max verstappen

"Dëshira ime për të garuar me motorë nuk është më një sekret. Më pëlqen adrenalina dhe spektakli i 'MotoGP', por e pranoj që është disi e rrezikshme."
Pikërisht kjo thuhet të ketë qenë arsyeja pse 'Red Bull' e ka hedhur poshtë kërkesën e pilotit holandez, i cili nga viti i ardhshëm do të jetë edhe piloti kryesor me skuderinë austriake. Christian Horner e ka parë si të rrezikshme një eksperiencë të tillë për Verstappen, të cilin kërkon ta ketë në formën më të mirë për sezonin e ardhshëm, ku pritshmëritë ndaj holandezit dhe skuadrës 'Red Bull' janë të mëdha.