dzeko

Ndonëse është shfaqur mëse i lumtur në radhët e Romës së drejtuar nga Di Francesco, Edin Dzeko thotë se është i hapur për një rikthim në Premier League. Sulmuesi boshnjak ka zhvilluar 9 ndeshje këtë sezon me verdhekuqtë, ku ka realizuar 5 gola, si dhe ka shërbyer 2 asiste. Ai madje ka mundur të futet në listën e 10 golashënuesve historik të klubit me 78 realizime në këto tre sezone. 32-vjeçari është shprehur së fundmi për 'SkySports' se Premier League-a vazhdon ta tërheqë njëjtë si në kohën kur aktivizohej tek Manchester City.

dzeko 1

"Kalova 4 vite e gjysmë atje dhe ishte një kohë e mrekullueshme. Argëtohesha në çdo minutë të luajtur dhe më pëlqen futbolli anglez. Asnjëherë nuk i dihet të ardhmes, por më duhet ta them që jam mëse i lumtur këtu tek Roma." Edin Dzeko ishte pjesë e Manchester City në Angli nga janari i vitit 2011 deri në verën e 2015-ës. Me 'citizens', Dzeko zhvilloi 130 takime dhe shënoi 50 gola, që ndihmuan skuadrën të kurorëzohej dy herë kampione e Anglisë në vitet 2012 dhe 2014. Boshnjaku u bë pjesë e Romës si huazim në merkaton verore të 2015-ës, me verdhekuqtë që blenë përfundimisht kartonin e tij një vit më pas për shifrën e 15 milionë eurove.