trajnerirea


Ndeshja e tretë e Santiago Solarit në krye të Realit të Madridit ishte sërish me një fitore dhe po kështu edhe me Vinicius Juniorin në fushë. E para e tij në Champions League si trajner i Los Blancos ishte me 20 minuta të vështira në fillim, por më pas me një shpërthim me plot 5 gola. Dopjetë e Benzemasë, gol Casemiro Bale dhe Kroos për një Real Madrid që së paku i rikthehet vazhdimësisë së rezultateve, ndërsa spikat fakti se përpara ardhjes së Solarit, nën drejtimin e Lopeteguit kishte vështirësi edhe për të shënuar. Totali i këtyre 3 ndeshjeve të fundit bën fjalë për një total prej 11 golash të shënuar dhe asnjë të pësuar. Shtypi spanjoll ka rendur të bëjë krahasime statistikore ku rezulton se te Reali i Madridit asnjë trajner që prej vitit 1957 nuk e ka nisur me tre ndeshje me rrjeta të pa-prekura. Argjentinasi u shpreh modest se për të nuk kishte pasur rëndësi loja se sa rezultati. Ndërkohë te skuadra e Realit të Madridit po ka zëra si për shembull Casemiro që mendojnë se Solarit duhet t'i jepet një shans më shumë për t'u konsideruar trajner permanent. Ndërkohë për sa i përket ndryshimeve në fushë, Vinicius Junior u bë lojtari i dytë në historinë e Champions League-ës, i vitit të lindjes 2000 që asiston në këtë kompeticion, kjo pasi një gjë të tillë arriti edhe Jadon Sancho i Dortmundit.