napoli
"Janë pikërisht ndeshje të tilla që më kanë bërë të jem trajner..". Këto ishin fjalët e Ancelottit pas triumfit ndaj Liverpoolit në finalen e Champions League në 2007-ën, kur drejtonte kuqezinjtë e Milanit. Por historia e Ancelottit me skuadrën angleze ka nisur kohë më parë, në finalen e '84-ës, kur luante me Romën. Carleto nuk mundi të jetë pjesë e romanistëve për shkak dëmtimi, dhe pa se si shuhej ëndrra e të gjithëve në 'Olimpico', teksa Liverpooli triumfoi me penallti. Por sfidat vendimtare kundër 'the reds' nuk kishin të mbaruar. Pas disa përplasjesh përgjatë fazave të ndryshme të Champions League, kjo 'histori' do të kulmonte me të famshmen 'mbrëmje të Stambollit'.

thumb 77539 default news size 5

Liverpooli do të përmbyste avantazhin e trefishtë të Milanit, për të ngritur lart trofeun më të lakmuar nga klubet evropiane. Ajo natë e errët as sot nuk merr shpjegim nga Ancelotti, që thoshte në atë kohë se e kishte të pamundur ta besonte rezultatin final. Por këasj radhe hakmarrja e Ancelottit nuk do të vononte. Italiani fitoi në Athinë 2-1 ndaj Liverpoolit të Rafa Benitez. Tani Carleto është në krye të Napolit, në 'Anfield' nuk luan një finale, por për teknikun italian luhet shumë më shumë se thjesht kualifikimi. Ndoshta një fitore sot mund t'i sillte fat për rrugëtimin e skuadrës napoletane në të ardhmen, njësoj siç ndodhte në 2010-ën, kur Chelsea i tij fitonte 2-0 dhe shpallej kampione e Anglisë. Tanimë luhet një kapitull i ri i kësaj historie. Ancelotti kundër Liverpoolit, është një histori më vete e Champions League.