UEFA Champions League 752x400
Pesë skuadra janë të kualifikuara nga grupet A, B, C dhe D. Dortmund, Atletico, Barcelona, Schalke dhe Porto luajnë ndeshjet e fundit në grupe thjesht për të mirëpërcaktuar kreun e grupit ose thjesht sa për ta përmbyllur këtë fazë, ndërkohë që fatet e pesë skuadrave të tjera do të përcaktohen pikërisht nga ndeshjet e sotme. Në Grupin A, Atletico është e kualifikuar dhe siglon vendin e parë me një fitore ndaj Club Brugge, ose edhe me një mungesë suksesi të Dortmundit ndaj Monacos. Ata kanë 12 pikë ndërsa gjermanët 10. Në Grupin B, vetëm Barcelona i ka pozitat e qeta, pasi e kanë siguruar kualifikimin si të parët. Tottenham e Inter jo. Spursat kanë golavarazh më të mirë në përballjet direkte me zikaltërit prandaj atyre i duhet fitorja ndaj katalanasve ose së paku që italianët të mos e mbyllin me më tepër pikë se ata. Në këtë grup Barcelona ka 13 pikë, Tottenham 7, Inter 7 dhe PSV 1. Në Grupin C gjithçka është e hapur.

uefaseville

Napoli kualifikohet edhe me një barazim ndaj Liverpoolit. Nëse ata humbasin, kualifikohen gjithsesi vetëm nëse humbet edhe PSG në Beograd. Francezët e kanë kualifikimin e tyre në dorë, por kualifikohen edhe nëse s'fitojnë dhe nga ana tjetër Napoli mposht Liverpoolin. Anglezët duhen me patjetër të fitojnë pa pësuar gol. Nëse ata, Parisi dhe Napoli do ta mbyllnin me 9 pikë të barabarta, Liverpooli do të merrte vendin e parë duke patur parasysh rezultatet e përballjeve direkte. Rezultati në Anfield do të ndikonte gjithashtu edhe për të përcaktuar vendin e dytë. Aktualisht renditja është me Napolin 9 pikë, PSG 8 pikë, Liverpool 6 dhe Crvena 4. Në Grupin D nuk ka shumë diskutime, Porto ka siguruar vendin e parë, ndërsa Schalke kualifikimin. Galatasaray dhe Lokomotiva luajnë shanset e fundit për të siguraur vendin e tretë.