psg zverna

Thomas Tuchel, trajner i PSG: Kemi një skuadër të fortë. I dimë aftësitë tona, po ashtu edhe pikat e dobëta. Luajmë gjithmonë për të fituar, sulmojmë në qendër njëjtë sikurse edhe nga krahët. Por e dimë se çfarë përballjeje kemi përpara. Të arrish një fitore këtu është një sprovë e madhe. I respektojmë kundërshtarët, por duhet thënë se ne i kemi fatet tona në dorë dhe na duhet të prodhojmë një lojë të mirë, sikurse edhe një rezultat të mirë. Neymar? Ai do të stërvitet me ne sido që të jetë puna. Gjendja nuk ka qenë nga më të mirat e tij. Nëse çdo gjë shkon mirë, them se do të luajë. Për sa i përket çështjes së portierit, mbetet për t'u diskutuar. Do ta shohim në moment të fundit me stafin se kush do të jetë gardiani ynë.

1f6ff6891d216cfe76ad219ffa0564b9
Kylian Mbappe, sulmues i PSG: Kemi mundur të marrim reagimin që na është kërkuar. Tashmë besoj se e kemi treguar se jemi të aftë t'i përgjigjemi edhe pritshmërive që diktojnë mbrëmjet e Champions League-ës, intensitetit që kërkojnë këto lloj ndeshjesh kaq speciale, dhe këtë gjë thjesht na duhet ta konfirmojmë edhe në këtë sfidë që kemi përpara. Si është marrëdhënia ime me Neymarin?! Unë dhe ai e kuptojmë mirë njëri-tjetrin dhe kjo sa vjen e bëhet edhe më e natyrshme mes nesh, besoj se edhe në këtë ndeshje ai do të na i tregojë aftësitë që ai zotëron duke na ndihmuar edhe ne për një fitore të mundshme.