klop
Jurgen Klopp, trajner i Liverpoolit: Që pas përballjes me Napolin e kuptuam se s'ishte mjaftueshëm për ne. AS Beogradi s'ishte më mirë, Parisi ishte një ndeshje "Ok" si transfertë, mund të ndodhë. U përballëm me ta denjësisht por humbëm. Deri më tani në shtëpi kemi luajtur mirë, por na duhet të jemi edhe më mirë sot. Prandaj na duhet të krijojmë një atmosferë të zjarrtë dhe duhet ta përdorim këtë si avantazh. Gjithmonë mundohemi të mbrohemi me sa mundemi, por cilësia e kundërshtarit s'duhet nënvlerësuar kurrë nga ne. Do bëjmë ndryshime taktike? Sigurisht do të përpiqemi ta përmirësojmë organizimin tonë në fushë... kur mësova në fillim grupin, nga lajmet e këqija që kishim prej emrave të kundërshtarëve, lajmi i mirë ishte se ndeshja e fundit për ne luhej në shtëpi. Napoli është në pozita më të mira, por duhet të kënaqemi nga shanset që kemi dhe t'i shfrytëzojmë mirë mundësitë tona.

VirgilVanDijk
Virgil van Dijk, mbrojtës i Liverpoolit: Kjo ndeshje do të jetë si një finale për ne. Na duhet të fitojmë pa pësuar gola, përndryshe do na duhen shumë të tjerë. Sigurisht që ka për të qenë shumë e vështirë, por ne besojmë në aftësitë tona dhe në shanset që kemi. Nëse kërkon që të luash në nivele të larta, duhet t'i shmangësh sa më shumë situatat e ngjashme me tonën, por ne jemi duke u munduar që ta tejkalojmë këtë gjë. Duam t'i tregojmë gjithkujtë se ne e meritojmë të mbetemi në Champions League.