futbolli

Mark van Bommel (Trajneri i PSV)
Duke parë se ku luajmë dhe kundër cilit kundërshtar, gjithmonë gjen motivim për të bërë mirë. Nëse e ke këtë motivim, nuk ka rëndësi nëse luan për diçka apo jo. Kemi bërë hapa të mëdhenj këtë sezon. Skuadra është rritur shumë. Eksperienca që fiton në këtë kompeticion ndihmon ekipin dhe lojtarët për të ardhmen e tyre. Në Itali, futbolli është më emocional se në vende të tjera. Është vërtet bukur të luash në stadiume të tilla. Do të jetë një ndeshje interesante ku jam i bindur që të dyja skuadrat do të japin më të mirën e tyre.

GettyImages 616022682 800x533

Gaston Pereiro (Mesfushor i PSV)
Kjo është një ndeshje e madhe për ne. Duam të tregojmë se e meritojmë të jem këtu dhe se jemi të aftë për t'u përballur me kundërshtarët tanë. Do të bëjmë gjithçka që mundemi vetëm për të fituar ndeshjen e fundit në Champions League. Shumë mendojnë se nuk kemi motivim, por e kanë gabim, pasi të jesh këtu, do të thotë që ke një peshë të rëndë për të mbajtur. Do japim maksimumin për të fituar, pasi ju siguroj që motivimi nuk na mungon.

GastonPereiroFCEindhovenvPSVEindhovenYOJ w7dwJXNl