20 Nëntori rikthen Florian Markun ekskluzivisht në Tring!

Sport

Nga Lushnja në Selanik, pastaj për të vazhduar në Linz të Austrisë, ishte rrugëtimi i karrierës së boksierit të famshëm shqiptar Florian Marku, i cili njihet me nofkën “Mbreti Shqiptar”.

Pasi mposhti kundërshtarin Maksim Prodan, pas plot 10 raundesh duke i rrëmbyer edhe titullin e kampionit të botës në IBF, Marku ka deklaruar se do të sfidojë boksierin francez Jorick Luisetto më 20 Nëntor.

Ndeshja do të zhvillohet në Londër në Stadiumin Wembley. Luisetto ndërkohë është një boksier 33-vjeçar. Ai ka zhvilluar deri më tani 13 takime, midis të cilave ka arritur 11 fitore dhe 2 humbje.

Boksieri francez ka mundur të mposhti kundërshtarët me “knock out” 3 herë. Sakaq, Marku vazhdon ngjitjen e tij në renditjen e përgjithshme të boksierëve. Shqiptari ka zhvilluar deri tani 10 takime, midis të cilave 9 i ka fitore dhe 1 barazim.

 

I gjithë eventi përcillet LIVE dhe ekskluzivisht në 20 Nëntor  TRING SPORT 2 HD , në orën 21:00.