emanuele
Emanuele Ndoj drejt një skuadre të Serisë A. Vetë mediat italiane kanë publikuar lajmin se mesfushori i kombëtares shqiptare, që luan me Breshian, i intereson njërit prej klubeve të kategorisë maksimale të futbollit italian. Konkretisht, “TuttoB.com” ka raportuar se Sampdoria kërkon shërbimet e mesfushorit, i cili aktualisht aktivizohet në Serinë B. Emanuele Ndoj ka qenë protagonist i një sezoni të shkëlqyer me skuadrën e Serisë B, teksa së fundi fitoi një penallti dhe shënoi gol në ndeshjen e fituar 3-1 kundër Caprit. Mësohet se gjatë këtij takimi ka pasur "skautë" që kanë ndjekur nga afër mesfushorin e kombëtares shqiptare. Për fatin e tij të mirë, gjërat kanë shkuar në mënyrë të përkryer.

emanuele ndoj c3e9a61a 92eb 4659 a70b 51be06c2c9e resize 750

Teksa pak ditë më parë, skuadra e tij pati fituar thellë 5-0 ndaj Peskarës dhe ishte Ndoj ai që dha një asist fantastik te njëri prej golave të shënuar dhe ndeshja e fundit duket se është vazhda e asaj ecurie pozitive me fanellën e Breshias. Por jo vetëm kaq, Ndoji është shndërruar në titullar te Breshia. Deri më tani ka qenë vendimtar në suksesin e ecurinë e suksesshme të skuadrës italiane, që kryeson aktualisht renditjen në Serinë B. Prandaj, të gjitha premisat janë që së shpejti mesfushori të bëhet pjesë e një skuadre më të rëndësishme, sic mund të jetë Sampdoria. Ndoji është një nga afrimet e shumta në Kombëtaren kuqezi gjatë viteve të fundit. Ai fillimisht ka luajtur me Shpresat e më pas i tërhoqi vëmendjen Panuccit, i cili e mori me përfaqësuesen e madhe.