rmd
Largimi i parakohshëm i Realit të Madridit dhe Atleticos nga Champions League-a duket se do t'u kushtojë shtrenjtë dy skuadrave spanjolle. Gazeta Marca analizonte të enjten aspektet financiare të dy klubeve të La Ligas duke theksuar se zhgënjimi për to nuk është vetëm në aspektin sportiv. Humbjet dhe eliminimet më herët nga sa kishin planifikuar në fillim të sezonit i shkaktojnë buxhetit të klubeve një dëm prej deri 45 milionë eurosh. Sipas Marcas, vitin që shkoi Reali i Madridit përfitoi 85.5 milionë euro nga triumfi në Champions League, ndërsa ata kishin përfituar 86 vitin paraardhës. Në po të njëjtin sezon 2016/2017, Atletico Madrid përfitoi rreth 67 milionë euro nga mbërritja në gjysmë-finale. Por tashmë gjërat janë ndryshe.

 104261824 godin epa

Eliminimi pa mbërritur as në çerek-finale ua ndryshon gjendjet ekonomike të dy klubeve. Këtë vit, falë ndryshimeve në ndarjet e shpërblimeve që takojnë nga UEFA të ardhurat janë shumfishuar duke arritur në 115 milionë për skuadrën që fiton trofeun. Sigurisht Reali i Madridit dhe Atletico nuk humbasin shumë në aspektin monetar. Sipas Marcas ata dalin me 70 dhe 67 milionë euro përfitime, por nga totali i mundshëm mungojnë të paktën 45 milionë nëse një nga këto dy skuadra do të mund të shkonte deri në finale. Nëse kësaj analize i shtojmë faktin se këto para do t'i marrë një klub tjetër, si për shembull Barcelona atëherë humbja është edhe më e madhe pasi rivali direkt i Atleticos dhe Realit në La Liga mund të përforëcohet edhe më tej sezonin e ardhshëm.