Phelipe Coutinho
Philippe Coutinho mund të largohet nga Barcelona. 26-vjeçari duket ende shumë larg formës që gëzonte kur luante në radhët e Liverpool dhe me gjasa një transferim i tij gjatë verë është një opsion mëse i mundëshëm. Braziliani arriti të gjejë rrugën e rrjetës në Champions League, në atë fitore 5-1 të Barcelonës ndaj Lyon, që u siguroi katalanasve çerekfinalet, por që gjithësesi duket se nuk ka përmirësuar situatën e Coutinhos, që vlen të theksohet se nuk ka ndonjë raport të veçantë as me trajnerin Valverde. Ky fakt ka nxitur spekulime për një largim të mundshëm dhe rikthim në 'Premier League'. 26-vjeçari pranoi se forma e tij ka qenë nën pritshmëritë, ndaj nuk e përjashtoi një largim nga kampionët e La Liga-s:

GettyImages 1130260727 1440x960

"Në javët e fundit, ndoshta edhe muajt, nuk kam luajtur mirë, por ende dua të përmirësohem. Kam ardhur në Barcelonë për të dhënë më të mirën time. Nuk e di se çfarë mund të sjellë e ardhmja." Gjatë këtij sezoni, Coutinho e ka veshur fanellën e Barcelonës në plot 40 ndeshje, ku numëron 9 gola dhe 5 asiste. Brazilianit i është dhënë disa herë mundësia nga trajneri Valverde, që vazhdon ta mbështesë dhe të besojë në përshtatjen e Coutinhos me skuadrën e tij. Tekniku i katalanasve thotë se është i kënaqur me rendimentin në rritje të brazilianit, por shtoi se për të mbetet ende shumë punë përpara se të gëzojë të njëjtën formë si pjesa tjetër e skuadrës. Së fundmi zërat e merkatos e lidhin Coutinhon me Manchester United, pasi thuhet se është një nga dëshirat kryesore të trajnerit të 'djajve të kuq', Ole Gunnar Solskjaer.