rmd
Eleminimi i turpshëm nga Champions League, por edhe dalja jashtë gare për trofe në të gjitha kompeticionet kanë bërë që tek Real Madrid të bëhen gati për një revolucion në sezonin e ardhshëm. Levizja e parë në këtë gjë ishte rikthimi në stol i Zinedine Zidane, ndërsa është konfirmuar edhe blerja e parë për merkaton e ardhshme verore. Talenti brazilian Eder Miliato dotë jetë pjesë e Real Madrid nga sezoni i ardhshëm, pasi ka nënshkruar një kontratë me 'los blancos' deri në vitin 2025. 21-vjeçari që luan me Porton ishte përfolur prej kohësh si objektiv i Real Madrid, por edhe i shumë skuadrave të tjera në kontinent, pas performancave mjaft të mira me kampionët në fuqi të Portugalisë.

Man Utd Liverpool transfer target Eder Militao 1068583

Por 'los blancos' kanë mbyllur me shpejtësi të gjitha bisedimet, dhe akordi i arritur me Porton thuhet të kapë shifrën e 50 milionë eurove, aq sa klauzola e parashikuar në kontratën aktuale të brazilianit. Eder Miliato luan si një qendërmbrojtës dhe në Spanjë e konsiderojnë si një pasues të denjë të Sergio Ramos, por edhe si partnerin ideal të Raphael Varane, duke qenë se kanë karakteristika të ngjashme. Gjithashtu, Militao mund të luajë edhe në krahët e mbrojtes apo edhe si shkatërrues. 21-vjeçari u bë pjesë e Portos verën e kaluar, pasi u ble nga Sao Paulo për 7 milionë euro dhe firmosi me 'dragonjtë' një kontratë 5-vjeçare. Por kanë mjaftuar më pak se 12 muaj që ai të tregojë vlerat e tij edhe në Europë, duke fituar edhe një kontratë me Real Madrid.+