bayern
Fundjava në Gjermani ishte e tëra për Bayernin që shkatërroi Dortmundin 5-0 duke marrë në dorë e vetme kryesimin pas 21 javësh kryesim të verdhezinjëve. Në Allianz Arena skuadra e Licen Favres u dërrmua brenda 43 minutash lojë. Për Bayernin shënuan katër herë Hummels, Lewandowski, Martinez dhe Gnabry. Formacioni i Nico Kovac bindi plotësisht në çdo drejtim. Ata morën kështu revansh ndaj humbjes që kishin pësuar 3-2 në nëntor. Pjesa e dytë për Dortmundin nuk ndryshoi asgjë dhe ata pësuan madje edhe golin e pestë që mbajti autorësinë e Lewandowskit. Nga ndeshjet e tjera spikati fitorja 4-2 e Leipzigut ndaj Bayer Leverkusenit.

alexander meier

Skuadra e Peter Bosz e nisi mirë dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-1, por në pejsën e dytë ata u përmbysën falë 3 golave të Leipzigut që u shënuan nga Werner, Forsberg dhe Cunha. Më tej nga kjo fundjavë fitore të rëndësishme arriti Frankfurti i Adi Hutter. Në transfertën me Schalken, ata fituan 2-1 falë golave të të përhershmëve Rebic dhe Jovic, por goli i fitores duhet thënë se u shënua në ekstremis. Një penallti e dhënë me VAR, pasi ishte vërshëllyer më parë fundi i ndeshjes, bëri që fitorja të vinte në minutën e 99-të. Kjo fitore ishte e pesta radhazi për Frankfurtin që nuk humbet që prej 12 janarit. Kështu pas javës së 28-të në Bundesligë kryeson Bayerni me 64 pikë, pastaj vjen Dortmundi me 63. Në vendin e tretë është Leipzig me 55 dhe në të katërtin Frankfurti me 52.