pochetino

Mauricio Pochettino (Trajneri i Tottenham) 
Do të jetë një ndeshje e vështirë. Manchester City është një nga skuadrat më të mira në Europë, kështu që duhet të pranojmë nivelin e vështirësisë. Do të përpiqemi ta nisim takimin në mënyrë sa më agresive dhe duke ushtruar presion të lartë, pasi kështu do të kemi mundësi të dominojmë ndaj tyre. Kemi patur kohën e mjaftueshme për t'u përgatitur, për të diskutuar situatat e ndryshme në të cilat mund të ndodhemi apo edhe për të analizuar takimet e mëparshme me City-n. Champions League është një kompeticion i një tjetër niveli. Nuk mund të trembesh nga niveli i kundërshtarëve, pasi këtu të gjithë vijnë për të fituar. Shpresoj që atmosfera të na ndihmojë në këtë detyrë të vështirë. Dua që entuziasmin për stadiumin e ri dhe nisjen e një epoke të re ta shfaqim edhe në fushën e lojës. Unë mendoj se kjo është një nga ndeshjet e mia më të rëndësishme si trajner. Të luash në këtë fazë të këtij kompeticioni është diçka shumë shpërblyese për punën tonë deri më sot. Këto janë ndeshjet që çdo skuadër e madhe kërkon të luajë. Kështu, Tottenham dhe Manchester City kanë rastin të provojnë forcën e tyre të vërtetë.

GettyImages 1134781790

Heung-Min Son (Mesfushor i Tottenham)
Do të jetë vërtet një ndeshje fantastike. Bëmë një lojë të mirë në ndeshjen e parë në stadiumin e ri dhe shpresoj që sot të dhurojmë një tjetër performancë të madhe. Besoj se do të jetë një natë e paharrueshme për të gjithë ne, pasi kjo është një ndeshje vërtet shumë e rëndësishme. Duhet t'i marrim gjërat shtruar, duke filluar nga kjo ndeshje sot. Është një mbrëmje e rëndësishme për të gjithë, kështu që shpresoj të kthehet vërtet në një mbrëmje të paharrueshme, si për në që do të jemi në fushë, edhe për tifozët tanë. Sigurisht që në nivele të tilla presioni është i madh, por nëse do të tregosh që je një ekip i madh dhe se e meriton të jesh mes më të mirëve, atëherë duhet të përballesh me vështirësi të tilla.