klopp

Jurgen Klopp (Trajneri i Liverpool) (Liverpool-Porto)

Kemi patur shumë momente pozitive në këtë kompeticion dhe mendoj se kemi pak më shumë eksperiencë së kundërshtarët tanë. Çdo kundërshtar këtë sezon e kemi trajtuar me respekt dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Porton. Fakti që kanë mbërritur deri këtu do të thotë shumë për rritjen e tyre. Fitorja 5-0 ndaj tyre në sezonin e kaluar erdhi deri diku në mënyrë të çuditshme. Mendoj se ai takim ka patur më shumë vlera për Porton, pasi tashmë ata i dinë të gjitha pikat tona të forta dhe mënyrat se si sulmojmë apo mbrohemi. Duhet të tregohemi të fortë, të qartë dhe të jemi të drejtpërdrejtë në lëvizjet tona. Nuk mund të them se ishim me fat që shorti na vuri përballë Porton. Të gjithë thonë se preferojnë të ndeshen me Porton, deri në momentin që përballen vërtet me ta. Në nivele të tilla nuk ka sfida të lehta. Mendoj se njerëzit që kanë ide të qarta rreth futbollit nuk do zgjidhnin Porton si kundërshtar. Kjo është e vërteta. Por gjithashtu askush nuk donte të sfidonte Liverpool-in. Do të jetë një ndeshje shumë interesante që mund të na dhurojë shumë të papritura. Porto ka mësuar nga gabimet dhe mund të na ndëshkojë.

VirgilVanDijk

Virgil Van Dijk (Mbrojtës i Liverpool)
Ata nuk duan të përjetojnë sërish të njëjtat momente si sezonin e kaluar. Prandaj mendoj se do të zbresin në fushë me një tjetër qasje. Do të kenë dëshirën për t'i provuar të gjithëve se ajo fitore e jona sezonin e kaluar ishte rastësi, kështu që duhet të përgatitemi për një betejë të vërtetë. Sot do të jetë një ndeshje vendimtare për ne, pasi nuk mund t'i ndërlikojmë gjërat për ndeshjen e kthimit në Portugali. Kemi kualitet të lartë në skuadrën tonë, por duhet jemi me këmbë në tokë dhe t'i marrim gjërat hap pas hapi. Kemi punuar shumë për të arritur deri këtu dhe kemi si synim që këtë sezon t'i shkojmë gjërave deri në fund. Uroj që t’ja dalim mbanë t’i bëjmë të lumtur të gjithë tifozët tanë.