chiellini
Juventusi duhet të zbresë në Amsterdam për cerekfinalen e parë kundër Ajaksit, pa një element të rëndësishëm të mbrojtjes, si Giorgio Chiellini. Ai vuan nga një ematomë muskulore, si pasojë e një goditjeje që pësoi në ndeshjen e mesjavës së kaluar kundër Kaljarit. Chiellini kishte qendruar në stol për ndeshjen ndaj Milanit, por kishte ndjerë dhembje në stërvitjen e së hënës, prandaj nuk ishte stërvitur me skuadrën për të mos rrezikuar më tepër rëndimin e gjendjes. Por analizat e kryera të martën nuk kanë dhënë përgjigjet që shpresonte stafi mjekësor juventin. Synohet rikuperimi i tij të paktën për ndeshjen e javës së ardhshmë që luhet në Torino.

960x0
Gjithsesi, një lajm i mirë për bardhezinjtë është se është kthyer i gatshëm portugezi Cristiano Ronaldo, i cili ka mungaur prej disa javësh në kampionat për shkak të dëmtimit të pësuar me Kombëtaren luzitane më 25 mars. CR7 është bashkuar me skuadrën në stërvitjen e fundt përpara nisjes drejt Holandës, po ashtu si edhe Douglas Costa. Ndërsa është vënë re pikërisht mungesa e kapitenit Chiellini, si dhe e mesfushorit Emre Can. Të dy me shumë mundësi nuk do të jenë të disponueshëm për ndeshjen e së mërkurës. Me siguri konfirmohet se jashtë listës është lënë Can, i cili vuan nga një problem në kavilje. Ndërsa në vend të tij, në mesfushë pritet të gjejë hapësirë Rodrigo Bentacour.