blanc
Loren Blanc është një prej atyre ish-futbollistëve, që kanë luajtur si me Barcelonën për një sezon në '96-97-n, ashtu edhe me Manchester Junaited, ku mbylli karrierën pas dy viteve nga 2001-shi në 2003-shin. Me statusin e ish-it të dyfishtë, francezi tashmë 53-vjeçari është munduar të analizojë përplasjen e shumëpritur të cerekfinaleve të Champions League. 90 minutëshi i parë luhet këtë të mërkurë, ndërsa kthimi të martën e ardhshme. Fillimisht, ish-mbrojtësi është ndalur tek Barcelona, duke thënë: "Bëhet fjalë për është një skuadër e vështirë, sidomos sa i takon ndeshjeve në shtëpi. Për më tepër ka në radhët e veta një nga lojtarët më të mirë në botë, Lionel Messin. Pashë sfidën e fundit të Champions League kundër Lionit, ku ai lojtar mori përgjegjësitë e veta, dhe Barcelona fitoi ndeshjen. Nuk po them se e fitoi i vetëm, sepse katalanasit janë të fortë në tërësi. Por, ai si lojtari më i mirë në botë, mund të them se bëri diferencën, duke kontribuar në suksesin e skuadrës", tha Blanc.

220px Laurent Blanc Euro 2012 vs Sweden 01 cropped
Kurse në lidhje me Manchester Junaited, francezi ka shprehur habinë për mënyrën sesi eleminoi Paris Sënzhërmenin, ekip të cilin Blanc e ka drejtuar për 3 vite. "Unë isha në ndeshjen e parë të luajtur në Manchester dhe kurrë nuk e besoja se anglezët mund të kualifikoheshin, pas humbjes që pësuan brenda në fushën e tyre. Por ja që tashmë ata gjenden në finale dhe kjo tregon se Manchester Junaited zotëron një karakter të fortë. Shpresoj vërtet që të mërkurën të bëhet një ndeshje shumë e bukur. Do të luhet në një stadium ëndrrash, sic është Old Traford, por 6 ditësh, edhe në një tjetër stadium endrrash si ai i Barcelonës. Do t'i shoh të dyja ndeshjet si një sportdashës, pa bërë tifozllëk për askënd nga skuadrat. Uroj që të fitojë më e mira!", përfundoi ish-mbrojtësi, që nuk pati mundësinë të fitojë asnjëherë trofeun e Champions me skuadrat ku luajti.