andi
Fundi i këtij sezoni ka qenë vërtet i pafat për Andi Lilën, i cili për shkak të një dëmtimi u detyrua të mungojë në sfidat e marsit me Kombëtaren shqiptare. Aq i rëndë ka qenë problemi i tij në menisk, aq sa anësori i Janinës nuk ka shmangur dot ndërhyrjen kirurgjikale. Javët e fundit, Lila shpresoi që dëmtimi të kalonte pa operacion, por duket se ka qenë e pamundur. Ishte vetë Lila ai që ka informuar në lidhje me kryerjen me sukses të operacionit, duke nxjerrë një foto në profilin e tij të Instagramit, ku ka shkruar:

And Lila.jpeg

"Faleminderit Zot që gjithçka shkoi mirë! Shpresoj të rikthehem sa më shpejt dhe më i fortë". Ndërkohë që gati të gjithë futbollistët e kombëtares, duke nisur nga Gjimshiti, Grezda e Sadiku, i kanë ururar shërim të shpejtë lojtarit veteran të përfaqësues kuqezi.Tani, kavajasi 33-vjeçar do të ketë nevojë për të paktën 2-3 muaj pushim, teksa sezoni për të mund të konsiderohet i përfunduar. Megjithëse skuadra e tij, PAS Janina duhet të luajë edhe 3 finale, për të siguruar mbijetesën në Superligën greke. Këtë sezon, Lila është aktivizuar 20 ndeshje në total me ekipin grek, për një total prej 1756 minutave mes kampionatit dhe Kupës së Greqisë. Ai luan prej 7 vjetësh me Pas Janinën, që për disa muaj e huazoi edhe te Parma në Serinë A gjatë sezonit 2014-2015.