manch city
19 gola në Premier League, 5 gola në Champions League në po aq ndeshje. Këto janë shifrat e Sergio Agueros, që përmes produktivitetit të tij përpara portës po përpiqet të udhëheqë Manchester Sitin drejt një sezoni që mund të jetë nga ato për t'u mbajtur mend.Mirëpo, argjentinasi tregoi edhe një herë në cerekfinalen e parë kundër Tottenheit, se nuk ka një marrëdhënie të mirë me pikën e bardhë të penalltisë, sa i takon ndeshjeve në arenën evropiane. Penalltia që iu prit nga Lloris ishte në fakt gabimi i katërt për sulmuesin e City që prej vitit të debutimit të tij në Champions League, më 2008-n. Asnjë lojtar tjetër në historinë e kompeticionit nuk mund të gëzojë një rekord të tillë. Por sigurisht që nëse "El Kun" do të arrinte të shënonte dhe t'u dhuronte "Citizens" gjysmëfinalen e shumëkërkuar të Champions, ky rekord negativ mund të kalojë në plan të dytë.

09a65e20e4d24c5da51159b7790f9348
Nga ana tjetër, Pep Guardiola ka fituar dy herë Champions League-n, si trajner i Barcelonës në 2009-n dhe 2011-n. Por duket se nga ai moment, raporti i tij me kompeticionin më prestigjoz evropian nuk është më i njëjti. Pas humbjes së të martës kundër Totenhemit, bie në sy mbi të gjitha një e dhënë alarmante. Kur skuadra e drejtuar nga Pep luan nje ndeshje me eleminim direkt në transfertë, shpesh nuk shkon ashtu sic duhet. Deri tani, spanjolli ka përjetuar 26 ndeshje larg shtëpisë së tij në fazën me eleminim direkt. Bilanci sheh 6 fitore, 10 humbje dhe 10 barazime. Jo edhe aq mirë për atë që konsiderohet si një ndër trajnerët më të mirë në botë. Por statistikat janë përkeqësuar që prej lamtumirës nga Barcelona. Saktësisht kanë kaluar 8 vjet nga suksesi i tij i fundit në transfertat evropiane, sa i takon një faze cerekfinale apo gjysmëfinale. Konkretisht, fitorja regjistrohet në Real-Barcelona 0-2 e vitit 2011, e firmosur nga dopieta e Messit. Tashmë, shpresa e tifozëve të City-t është që spanjolli të përmbysë plotësisht gjërat në ndeshjet brenda fushës së tij. Duke nisur prej cerekfinales së kthimit që luhet të mërkurën tjetër në "Etihad".