mane
Mohamed Salah bëri bujë për 42 milionë eurot që shpenzoi Liverpuli Roma, apo edhe për 44 golat e tij gjatë sezonit të tij të parë me 5 herë kampionët e Evropës. Por për këtë vit 2019, është padyshim Sadio Mane', arma plus e skuadrës së Jurgen Klopp. Aq sa ka lënë paksa në hije egjiptianin. Faktet thonë se ka qenë njeriu kryesor i sulmit të të kuqve, me 11 gola të shënuar në 11 ndeshje, që prej mesit të janarit deri në fund të marsit. Aq sa u shpall "Lojtari më i Mirë" i muajit të fundit në Angli. Mbi të gjitha, senegalezi rezultoi vendimtar përmes dopietës së realizuar ndaj Bajernit në "Allianz Arena" që katapultoi Liverpulin në cerekfinalet e Champions League. Veçanërisht, goli i tij i parë në Mynih ishte një demontrim i qetësisë dhe cilësive të nivelit të lartë që zotëron ish-sulmuesi i Southemptonit përpara portës. Jo më kot edhe Klopp mbeti praktikisht pa fjalë, duke thënë se do ta shihte 500 herë të tjera atë gol, pasi ishte vërtet e mahnitshme ajo që bëri senegalezi. Kurse mposhtja e Nojerit për herë të dytë në atë ndeshje, e ngriti në nivelin e Stiven Xherrard, apo dhe Roberto Firminos, të vetmit që kanë shënuar 6 gola, më shumë nga të gjithë te Liverpuli, sa i takon transfertave evropiane.

mohamed salah pl h
Në vazhdën e këtyre realizimeve, Mane' tashmë ka objektiv të mos ndalet. Statistikat e senegalezit tregojnë se 70%, ose më saktë 9 nga 13 golat e shënuar në 2 edicionet e fundit të Champios League, kanë ardhur konkretisht në fazën me eleminim direkt. Atëherë kur presioni vjen duke u rritur, Mane' duket se stimulohet më tepër. Gjatë 1/8-ave të vjetshme, pikërisht kundër 28 herë kampionëve të Portugalisë, afrikani shënoi një tripletë në atë fitore 5-0 të fiksuar në "Do Dragao", që praktikisht e ktheu në formalitet ndeshjen e kthimit në "Anfilld", ku Liverpulit i mjaftoi një barazim pa gola. Senegalezi ka shansin të vazhdojë të tregojë se është vërtet ai arma plus e Liverpulit të këtij sezoni, sidomos në ndeshjet e rëndësishme. Me siguri që edhe Momo Salahsë do t'i bëhej qejfi, përsa kohë që Liverpuli do të vijonte rrugën drejt finales së Madridit.