cr7777
Cristiano Ronaldo ka një lidhje të veçantë me Champions League-ën. Nuk ka rëndësi se si do të shkojë rrugëtimi i Juventus në këtë sezon, portugezi e ka provuar se ky kompeticion është më i preferuari për të. Ekzaktësisht 12 vite pas golit të parë në turneun më elitar të kontinentit, Ronaldo e gjen sërish rrugën e rrjetës, ashtu siç vetë ai di ta bëjë. Një gol që peshon shumë për skuadrën e tij dhe për vetë portugezin, që tashmë numëron 125 gola në UEFA Champions League. Askush si ylli i Juventus, që në listën e fansave të tij ka shtuar edhe talentin e Ajax-it, Matthijs de Ligt. Ronaldo shënoi në fundin e pjesës së parë në një goditje të bukur me kokë, teksa për habinë e të gjithëve doli i boshatisur në qendër të zonës.

matthijs de ligt

Pas takimit, kapiteni i 'harkëtarëve', De Ligt, është shprehur se cilësia më e madhe e Ronaldos, përveç talentit të tij, është ajo prej “grabitqari” në zonën e portës. 19-vjeçari shtoi se skuadra e tij kërkoi që të neutralizonte në mënyrë të veçantë të Ronaldon, prandaj të gjithë mbetën të befasuar kur portugezi ia doli t'i krijonte vetes hapësirë mjaftueshëm, sa për të shënuar i qetë në portën e Onanas. Një mesatare prej thuajse 11 golash në sezon në Champions League, Ronaldo mbetet 'mbret' i këtij kompeticioni. Sa i përket ndeshjes, De Ligt u shpreh se ai dhe shokët e tij të skuadrës ia dolën të përballonin mjaft mirë kundërshtarin dhe ndoënse rezultati nuk është shumë i favorshëm, tek holandezët besojnë për një kualifikim në Torino, në një sfidë që vetë De Ligt e parashikon vërtët shumë të vështirë.