united
Manchester United nuk ia doli të merrte një rezultat pozitiv në 'Old Trafford', pasi u mposht në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League 0-1 nga Barcelona. Loja e mirë sulmuese në pjesën e dytë nga United ishte shumë pak për të humbjen 0-1, pas autogolit të Luke Sha. Për të kuptuar këtë, mjafton të vërehet fakti që 'djajtë e kuq' nuk kanë goditur asnjëherë drejt kuadratit të mbrojtur nga Ter Stegen. Në momentin e golit, blaugranat realizuan 48 pasime, pa u humbur topin për 2 minuta e 14 sekonda. Ky spektakël i tyre erdhi pikërisht atëherë kur United po ushtronte presion të lartë. Kështu në Barcelonë, në ndeshjen e kthimit, Solskjaer dhe Manchester United i duhen më shumë se një mrekulli për të kaluar mes 4 më të mirave të kompeticionit. Ndonëse në Paris ia dolën të përmbysnin një avantazh prej 2 golash, në 'Camp Nou' gjërat do të jenë ndryshe.

messi suarezi

Cilësia e kundërshtarit, tifozeria kundërshtare apo edhe fakti që përballë kanë Leo Messin, e komplikon tej mase situatën për klubin anglez. Në Manchester, Barcelona realizoi më shumë se dyfishin e pasimeve të sakta të United, ndërsa e Asnjë goditje e saktë drejt portës, asnjë rast flagrant, shumë pasime të gabuara dhe akoma më shumë energji të shpenzuara; këto ishin bilancet e skuadrës së Solskjaer në takimin e parë. Duket se zgjedhja për të zbritur në fushë me Dalot e McTominay e për t'u mbrojtur nuk ka qenë më e mira e mundshme për të përballuar Barcelonën. Thuajse gjysma e faullave të shkaktuar nga vendasit ishin ndërhyrje ndaj Leo Messit, ndërsa Rashford e Lukaku e kishin të vështirë të pasonin në zonën kundërshtare. Tashmë sytë mbeten nga trajneri Solskjaer. Në 'Camp Nou' ai e ka realizuar një mrekulli, por kësaj radhe misioni duket edhe më i vështirë.