gundogan
Ilkay Gundogan ishte absolutisht një nga njerëzit që kritikoi më shumë skuadrën e tij pas humbjes minimale 1-0 me Tottenham në Champions League. Manchester City u soll sikur të kishte pësuar gol në momentin që Sergio Aguero humbi penalltinë përballë Hugo Lloris, dhe kjo sipas Gundogan është ajo çfarë bën diferencën për të qenë një ekip i madh. Sipas mesfushorit, 'citizens' nuk bënë mjaftueshëm për të merituar një rezultat të mirë dhe se në Londër u provua që skuadra e Guardiolës e vuan presionin e ndeshjeve të mëdha në transfertë. Gundogan shtoi se në shumë situata, kampionët e Anglisë gabuan me vendimet dhe zgjidhjet e tyre, duke i komplikuar gjërat, ndryshë nga ç'bëjnë zakonisht.

0 GettyImages 1135304964
Pas penalltisë së humbur erdhi pushimi pjesës së parë. Përvoja të tilla negative, Gundogan thotë se e kthejnë Manchester City-n shumë prapa dhe se ekipi duhet të fillojë të kontrollojë emocionet dhe presionin edhe gjatë momenteve jo të mira për ta.Ndërkohë ka lajme të mira për Pep Guardiolën sa i përket mesfushorit Fernandinho. Braziliani i Manchester City duket se nuk do të dënohet nga disiplina e 'UEFA'-s pas goditjes me bërryl ndaj Harry Kane. Fernandinho goditi me dashje kapitenin e kombëtares angleze, por u fal nga arbitri holandez Kuiper. Disiplina mund të dënonte lojtarin në rast se gjyqtari kryesor nuk e ka parë rastin dhe materiali filmik e provon faullin e qëllimshëm ndaj Kane. Por në këtë rast nuk do të ketë asnjë hetim, sepse arbitri ka shkruar në raportin e tij se e ka parë incidentin dhe nuk ka menduar se Fernandinho meritonte karton.