Berawwwt Gjimshiti
Berat Gjimshiti ishte protagonist i takimit të radhës me "Atalanta Star Intervieë", formati që synon të bëjë të njihen sa më mirë lojtarët e skuadrës bergamaske, përmes pyetjeve që vijnë direkt nga tifozët. Kështu, pas 3 vitesh në Itali, për mbrotjësin e Kombëtares shqiptare ka ardhur momenti të bëjë bilancet e para. "Diferenca mes kampionatit italian dhe atij zviceran janë të shumta. Sa më tepër luan, aq më shumë e kupton. Sidomos në planin taktik, ku këtu i jepet më shumë vëmendje. E pastaj, në një kampionat si Seria A, është e mundur që cdo skuadër të fitojë edhe në fusha që konsiderohen të vështira", ka deklaruar fillimisht mbrojtësi.Gjatë këtij sezoni, Gjimshiti ka arritur të agjësojë lojtarë të kalibrit të Mauro Icardit dhe Cristiano Ronaldos. Por sipas tij është një tjetër sulmuesi që e ka pasur më të vështirë për ta mbuluar.

berati

"Kam luajtur kundër sulmuesve të mëdhenj, por ai që kujtoj më mirë është Higuainm i Napolit, në vitin kur shënoi 36 gola. Ai ka qenë vërtet një kockë e fortë".Tek Atalanta, Gjimshiti ka zgjedhur fanelën me numër 19, që në të kaluarën e ka mbajtur një farë German Denis. "E mbaj mend sulmuesin argjentinas, pasi e kam gjetur këtu në vitin tim të parë kur erdha në Bergamo. Por unë e kam gjedhur sepse është dita ime e lindjes, 19 shkurt. Do të kisha preferuar 5-n, por ishte i zënë dhe kështu mora 19-n. Me Atalantën kam përjetuar shumë momente të bukura, por kulmi në nivelin personal ishte sigurisht goli im i parë në Serinë A kundër Interit", ka përfunduar Gjimshiti.