Adnan Januzaj gjen golin e parë për Dortmundin

Sport

Adnan-Januzaj
Ka ardhur edhe goli i parë për mesfushorin kosovar, Adnan Januzaj, i cili ka debutuar me skuadrën e tij të re Borussia Dortmund. Ish-lojtari i Manchester Junaited ka realizuar pas një gjuajtjeje nga jashtë zonës në miqësoren që skuadra e tij zhvillon kundër skuadrës së Bundesliga 2, St. Pauli. Por më shumë sesa zotësia e tij, duket se ka pasur pak “meritë” edhe portieri, i cili s’ka arritur dot të zotërojë topin.