Atalanta, Gasperini ka besim se do mbesë në Europë

Sport

Gasperini (trajner i Atalantës):
“Shakhtar ka një shans të mirë për t’u kualifikuar. Ne duhet të fitojmë dhe më pas të presim rezultatin e ndeshjes në Zagreb. Por me një fitore, do të qendrojmë në Evropë. Qoftë në Champions, apo Europa League. Për ne bëhet fjalë për një ndeshje shumë të rëndësishme. Kemi besim, megjithë një nisje të vështirë të kompeticionit,ku pësuam tre humbje. Fakti që jemi ende në një pozicion kualifikimi është një mundësi e mirë. Mungesat e Zapata dhe Ilicic janë të rëndësishme, por ia kemi dalë më parë të fitojmë edhe pa lojtarë të tillë”.
Pasalic (mesfushor i Atalantës):
“Në dy ndeshjet e para paguam shtrenjtë faktin që debutonim për herë të parë në një kompeticion të tillë. Pas një pike kundër Manchester City-t, treguam se mund të luajmë shanset tona me skuadrat më të mira të botës. Ndaj Dinamos së Zagrebit bëmë një tjetër ndeshje të shkëlqyer. Të shohim se cfarë do të ndodhë në këtë përballje të radhës, që kemi me Shakhtarin. Unë kam bindjen se mund t’ia dalim mbanë për të kaluar më tej”.