Atletico Madrid, Simeone tregon “recetën” e kualifikimit

Sport

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid:
“Këtë ndeshje e kemi përgatitur mirë, në atë se çfarë mendojmë për kundërshtarin. Do të kemi përballë një ekip që ka performuar mirë ndaj çdo skuadre që ka luajtur. Loja jonë duhet të jetë e shpejtë, të jetë dinamike. Unë kam shumë besim tek lojtarët e mi dhe jam I sigurt se rezultatet do të vijnë si pasojë e asaj që ne do të japim në fushën e lojës.
Jan Oblak, portier i Atletico Madrid:
“Gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet në muajin e fundit, dhe mund të them se kemi qenë edhe të pafat. Përsa I përket mbrojtjes, jemi treguar solid, kemi qenë mirë dhe kjo nuk ka shqetëson shumë. Tifozët na përkrahin dhe rezultatet e mira do të vijnë. Këtë ndeshje ne duhet ta fitojmë, dhe do të bëjmë çdo gjë për ta arritur”.
Yuri Semin, trajneri i Lokomotivës:
“Kjo është një mundësi e mirë për çdo lojtar që të luajë ndaj Atletico Madrid. Ndeshjet ndaj skuadrave të mëdha janë gjithmonë motivuese, por futbollistët duan përkrahje. Në futboll ka momente kur brenda skuadrës ka problem dhe gjërat nuk shkojnë mirë. Ky është rasti, kur lojtarët kanë nevojë për përkrahje në mënyrë që të fitojnë sërish besimin”.
Grzegorz Krychoviak, mesfushori i Lokomotivës:
“Do të japim maksimumin dhe kjo është ajo që ne mund të bëjmë. Këtë vit kemi pasur ndeshje të mira dhe jo të mira, por ndeshja jonë më e madhe do të jetë kjo ndaj Atleticos. Sigirusht që do jetë e vështirë, dhe për këtë, gjithsecili nga ne duhet të japë maksimumin e tij. Jemi në një situatë që nuk mund të kualifikohemi për në raundin tjetër, por gjithsesi do përgatitemi për të marrë 3 pikët”.