Befas, Allegri dhe Juventus vendosin “divorcin” pas 5 vjetësh

Sport

Si një rrufe në qiell të hapur, Juventus dhe Massimiliano Allegri kanë vendosur të ndahen në fund të këtij sezoni. Edhe pse tekniku livornez kishte ende një vit kontratë, klubi bardhezi ka lajmëruar mbylljen e raportit me 51-vjecarin, përmes një komunikate zyrtare të publikuar rreth mesditës së të premtes, pas një takimi mes trajnerit dhe presidentit Andrea Anjeli.
Pasi kaloi 5 vite në pankinën e kampiotëve të Italisë, Alegri largohet me 11 trofe të fituar, 5 prej të cilëve kampionate të fituar radhazi në Seria A. Plus edhe katër Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa. Gjithashtu e dërgoi dy herë Juventusin në finalen të Ligës së Kampionëve, ku u mund nga Barcelona në vitin 2015, dhe Real Madridi në vitin 2017. Nga të dhënat e para mësohet se ka pasur një mosrakordim mes kërkesës së trajnerit për të sjellë përforcime të freskëta në skuadër dhe idesë së drejtuesve me në krye presidentin Anjeli, se kontigjenti aktual i lojtarëve është i vështirë të përmirësohet.
Kampionët e Italisë kanë informuar se ende nuk është gjetur një zëvëndësues për Alegrin, megjithëse mediat italiane thonë se kandidaturat më serioze janë ato të Didie Deshamp dhe Maurisio Poketinjo. Sa i takon sfida së ardhshme të vetë Alegrit duket se do të jetë me shumë mundësi PSG, që në fund të sezonit pritet të largojë Tomas Tuhel. Por për ish-trajnerin e Kaljarit dhe Milanit, nuk përjashtohet ndoshta një vit pushimi.