Berisha fiton derbin me Gjimshitin, merr hak ndaj…

Sport

SPAL i Etrit Berishës arriti të fitojë me përmbysje 1-2 në transfertën e vështirë ndaj Atalantës së Gjimshitit, duke rrëmbyer tre pikë të çmuara dhe për të bërë surprizën në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të Serisë A. Meritë jo të vogël pati edhe portieri shqiptar me pritjet e tij përballë ish-skuadrës, ndaj të cilës mori një farë haku pasi nuk i besoi dhe e largoi në momentin e vet më të mirë.
Mbi të gjitha, një mrekulli ishte ajo që gardiani shqiptar bëri ndaj Duvan Zapatës, pikërisht në sekondat e fundit të takimit, kur pas gjuajtjes së devijuar edhe nga lojtarët e SPAL-it, topi po shkonte drejt portës, por me instiktet e tij, Berisha ia doli ta dërgojë jashtë.
Një rast të volitshëm pati edhe shqiptari i Atalantës, Gjimshiti, i hyrë si zëvendësues me fillimin e pjesës së dytë. Mbrojtësi qendror goditi me kokë, por topi u largua në vijën fatale nga njëri prej lojtarëve kundërshtarë.
Shumë prej mediave italiane e kanë vlerwsuar sw tepwrmi portierin shqiptar për këtë pritje. Ndërkohë sipas “Tuttomercatoueb” Berisha ishte lojtari i ndeshjes me notën 7.5, më e lartë nga të gjithë të tjerët!