Dëmtohet talenti i Arsenalit, lojtari do mungojë deri në fund të vitit

Sport

Teksa futbolli I klubeve po bëhet gati për të nisur edhe një herë tjetër aktivitetin, Arsenali ka marrë një lajm aspak pozitiv. Emile Smith-Roëe është dëmtuar dhe mund të mbetet jashtë fushave të lojës, thuajse deri në fund të vitit.

Në ndeshjen ndaj Manchester United, mesfushori pësoi një dëmtim në kofshë, por që situata erdhi duke u përkeqësuar. Pas shumë ekzaminimeve të kryera, mjekët vendosën se lojtari duhej të operohej me patjetër, në mënyrë që të mbyllte përfundimisht problemin.

E kështu ndodhi. Sikurse ka bërë të ditur Arsenali në kanalin zyrtar, ndërhyrja kirurgjikale ka shkuar me sukses dhe pritet që britaniku të nisë së shpejti nga procesi I rikuperimit.

Në këtë mënyrë, 22 vjeçari nuk do jetë I gatshëm për trajnerin Mikel Arteta thuajse për një periudhë dy mujore. Gjatë kësaj kohe, Smith-Roëe nuk do mundet të luajë një sërë ndeshjesh të rëndësishme, mes kampionatit dhe Europa League.

Gjithësesi, avantazhi I djaloshit në këtë mes është se mund të shfrytëzojë në maksimum periudhën e Kupës së Botës. Një afat e tillë do I mundësojë atij që të vazhdojë me procesin e rikuperimit, ndërkohë që futbolli I klubeve do të jetë pushim.

Anglezi pritet të jetë I disponueshëm për ndeshjet e fundvitit, por edhe kjo do të shihet nga procesi I rikuperimit të lojtarit.

Smith-Roëe është një product I akademisë së Arsenalit, ndërsa pjesë e skuadrës së parë është bërë në gushtin e 2020-tës. Që prej atëherë, ai ka luajtur 86 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke dhënë një kontribut me 18 gola dhe 9 asist.