“Do të përpiqemi që këtë moment të vështirë ta kthejmë në forcë.”; Jurgen Klopp, trajner i Liverpulit

Sport

“Ajaksi është një nga klubet më të mëdhenj të Evropës. Me sistemin e tyre të skuadrave të moshave bëjnë të mundur rritjen e talentëve, për t’i shitur më pas me cmime të rëndësishme. Çdo vit arrijnë të ndërtojnë një skuadër sensacionale, me talentë të panjohur, por që kapin shpejt nivelet e larta. Sonte do të luajmë në një stadium të madh, siç është ai i Amsterdamit. Megjithëse nuk e mohoj se më vjen keq që nuk do të ketë tifozë të shumtë, për të na mbështetur. Fatkeqësisht nuk do të mund të aktivizojmë formacionin që do të donim dhe që kishim ideuar, për shkak të mungesave të rëndësishme të Van Dijk dhe Thiagos Alcantara. Megjithatë do të mundohemi të hedhim në fushë 11-shen më të mirë të mundshme. Na duhet që të përshtatemi me një situatë të tillë, duke ditur që edhe më parë kemi luajtur disa ndeshje pa një element të rëndësishëm në mbrojtje, sic është Van Dijk. Gjithsesi, do të përpiqemi që këtë moment të vështirë ta kthejmë në forcë, për të marrë rezultatin e dëshiruar nga kjo përballje me Ajaksin. Duam ta fillojmë sa më mbarë këtë fushatë të re të Champions League”.