“Duam të jemi sërish të suksesshëm në këtë kompeticion.”; Hansi Flick, trajneri i Bayern

Sport

“Nis një sezon i ri në ‘Champions League’ dhe qëllimi ynë mbetet i njëjti. Duam të jemi sërish të suksesshëm në këtë kompeticion dhe do të bëjmë të njëjtën gjë si në sezonin që shkoi. Do t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës, pa harruar se çfarë objektivash kemi. Çdo ndeshje e ‘Champions League’-ës është speciale, por të luash ndaj Atleticos në sfidën e parë është diçka tjetër. Diego Simeone ka 9 vite në këtë skuadër dhe e përmirëson ekipin e tij sezon pas sezoni. Ata kanë një nga mbrojtjet më të mira në Europë. Kur humbasin topin, janë shumë agresivë dhe të disiplinuar. Na pret një përballje ndryshe nga ata që jemi mësuar.”