“Duhet të sigurojmë vendin e parë në grup.”; Josep Guardiola, trajneri i Man.City

Sport

“Duhet të sigurojmë vendin e parë në grup. Kjo ndeshje është vendimtare për këtë gjë. Sigurisht, gjëja më e rëndësishme, kualifikimi, është arritur tashmë, por për mua ka vlera të veçanta nësa ruajmë ritmin. Më pëlqen fakti që e gjithë skuadra ka punuar fort gjatë këtij sezoni dhe përpiqen të jenë në formën më të mirë për të dhënë kontributin e tyre. Lojtarët e mi e dinë se çfarë kërkoj unë. Metodat e mia ndoshta nuk janë të përshtatshme për të gjithë, por ajo më intereson mua fillimisht është që lojtarët të kenë dëshirë për të dhënë më të mirën në fushë. Ndaj Porto-s ka për të qenë një ndeshje shumë e fortë nga ana fizike. Ata kanë një shpirt skuadre për t’u admiruar dhe fizikisht janë shumë të përgatitur. Ata janë mësuar të fitojnë ndeshje pas ndeshje, prandaj nuk ka për të qenë e lehtë.”