E dini si reagoi Ronaldo kur mësoi largimin e Mesut Ozil?

Sport

ronaldo 13

Vetëm 11 orë para përfundimit të merkatos verore të viti 2013, Arsenali do të bënte një goditje të rëndësishme teksa afroi në skuadër një nga lojtarët më të mirë të asaj periudhe Mesut Ozil, i cili në fakt nuk gjente hapësirat e duhura tek Real Madrid. Së fundmi, mesfushori gjerman ka zbuluar se si pati reaguar në atë kohë Cristiano Ronaldo kur mësoi se asistuesi më i mirë në skuadër ishte shitur drejt Anglisë dhe se nuk do të afrohej lojtar tjetër për ta zëvendësuar, ndonëse më herët në ekip ishin afruar Isco dhe Gareth Bale.

arsenal fc v liverpool fc premier league 5bf2a6a790acd1599a000003

Siç tregon Ozil, portugezi pati shfryrë në dhomat e zhveshjes, mes lojtarëve të tjerë e drejtues të skuadrës, duke thënë se shitja e gjermanit ishte diçka shumë e keqe për atë vetë. Ronaldo thoshte se Ozil ishte i vetmi lojtar që i kuptonte të gjitha lëvizjet e tij në sulm dhe e shërbente ashtu si duhej.  Një telefonatë në atë kohë nga ana e Arsene Wenger e bindi Ozil të transferohej tek topçinjtë, duke thënë se kishte nëvojë për besim, për të qenë në nivelet më të larta, diçka që tek Real Madrid filloi t’i mungonte në fundin e sezonit 2012-13.