Emili Sears, australiania e çmendur pas L.A. Lakers

Sport

emili sears
Emili Sears është një modele 32-vjeçare me origjinë australiane, e cila kohët e fundit mund të thuhet se është shndërruar në një nga mbretëreshat e Instagramit. Në sajë të imazheve të nxehta që poston në llogarinë e saj, bukuroshja ka arritur të ketë rreth 5 milionë ndjekës.  Mirëpo, përveç pozave përpara aparatit fotografik, gjithashtu Emili njihet si një adhuruese e basketbollit.

emili

Veçanërisht është tifoze e skuadrës së NBA, Los Angeles Lakers. Gjithsesi, partneri aktual i saj nuk vjen nga bota e basketit, por është një lojtar kriketi në Australi, i cili quhet Shejn Uarn.  Gjithashtu në kohën e lirë, bukuroshja Sears merret me fitnes, aq sa cilësohet si një prej “muzave” të palestrës. Në të kaluarën, ajo ka qenë protagoniste e më tepër se 15 revista. Duke u bërë e famshme sidomos për hiret e saj trupore, që kanë çmendur jo pak meshkuj.