Faza tranzitore e Romës përballet me testin e radhës…

Sport

roma ucl
Roma e Di Francescos luan sot në Moskë mundësinë për të siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt në UEFA Champions Lague. Trajneri italian ka qenë këmbëngulës se rëndësi në fushë ka mentaliteti më shumë se sa formacioni, duke mrbojtur në tërësi lëvizjet, ndryshimet e lojtarëve dhe rezultatet me luhatje që ka pasur skuadra verdhekuqe këtë sezon. Deri më tani 4 kanë qenë humbjet po aq dhe barazimet. Vjet ishte gjysmë-finaliste me disa nga rezultatet më emocionuese në Champions, sidomos në shtëpi, sivjet gjërat janë ndryshe. S’është më ai portieri që i bllokon të gjitha edhe kur mbrojtja ka probleme. Alisson. S’është më ai mesfushori me frymë pa-mbarim. Nainggolan. As ai mesfushori i kudondodhur. Strootman.

Di.Francesco.Roma.arrabbiato.2019.356x237

Në vend të tyre Roma është parë më së shumti me të rinjtë Cristante, Pellegrini, ndërsa N’Zonzi e Pastore kanë qenë më tepër hije. E veçanta e skuadrës së këtij viti e Di Francescos është prania e më shumë italianëve në organikë. 11 nëse llogarisim edhe dyshtetësitë, teksa tre lojtarë të datëlindjes ‘99 ishin në fushë kundër Plzenit. Luca Pellegrini, Zaniolo dhe Justin Kluivert janë vetëm 19-vjec. Talenti është, përvoja jo dhe aq. Roma e këtij viti vuan më së shumti këtë pjesë, ndërsa Di Francesco kërkon që mentaliteti të jetë aspekti që të mos ndryshojë, gjë që duket e vështirë sidomos kur këtë pjesë e vuan edhe një lojtar si Edin Dzeko, i cili në Serie-A ka shënuar vetëm 2 gola, kundrejt 5 të realizuar në Champions. A do të gjejë ekuilibrin e duhur kjo Romë?! Di Francescso këmbëngul se për këtë nevojiten rezultatet duke filluar që me sfidën në Moskë.