Fëmija humbet mes spektatorëve. Tenisti Nadal ndalon lojën

Sport

7b8332f0a34d016f5db601ef0c562ded

Rafael Nadal është padyshim një prej më të mirëve në sportin e tenisit. Tani mësojmë se ai ka edhe një zemër të madhe dhe është i gatshëm të sakrifikojë lojën e tij për t’i ardhur në ndihmë të tjerëve.

Këtë ka bërë tenisti edhe gjatë lojës që po zhvillonte në Mallorca, pasi kuptoi se një nënë kishte humbur vajzën e saj mes turmës së spektatorëve. Regjia u fokusua tek nëna e cila qante dhe kërkontë të bijën mes 700 njerëzve që ndodheshin aty.
Në atë moment Nadal dhe lojtari tjetër kanë ndaluar për një moment lojën e tyre në mënyrë që vëmendja të përqëndrohej tek vogëlushja që kishte humbur.
Për fat të mirë, pas pak minutash vajza u ribashkua me të ëmën dhe kështu nisi sërish loja e tenisit.foto 4 550x414

563c788b48d7e0b41b6cd3ea3d9081d4