Fillon sezoni i Milanit, Stefano Pioli ka ide të qarta

Sport

Stefano Pioli ka ide të qarta se si të fillojë sërish, si kampion në fuqi i Italisë, për t’u dhënë tifozëve të Milanit një sezon të ri ëndrrash:

“Do të jetë sigurisht një sezon i veçantë, sepse tre muajt e parë do të jenë një kampionat mw vete. Ne 21 ndeshjet e planifikuara nga gushti deri ne nentor te gjithe do te luajne dicka te rendesishme, pergatitja duhet te jete e nivelit te larte. Tashmw jemi njw skuadwr e konsoliduar kemi shumë vite që punojmë bashkë dhe e njohim mirë njëri-tjetrin, kemi parime të rëndësishme loje, por e nisim nga e para si të gjithë konkurrentët e tjerë. Me siguri ata që vijnë do të mund të përshtaten shpejt”. .

Fillon sezoni i Milanit, rinis puna e Paolo Maldinit, pak ditë pas nënshkrimit të rinovimit të kontratës së tij si drejtor teknik I  kuqezinjve. Ish-kapiteni është gati të zhytet në një vit të ri në të cilin skuadra do të duhet të mbrojë titullin e kampionit të Italisë dhe të përpiqet të përmirësojë rrugën e tyre evropiane: “Lojtarwt kanë pasur pushime të merituara pas një sezoni fantastik . Ne kemi ende jehonën dhe kujtimet e asaj që arritwm dhemendoj se është e drejtë të kujtojmë se si arritëm atje, por edhe të kthejmë faqen dhe të jemi të fokusuar në qëllimet e këtij sezoni.”