Frank De Boer: Ja cfarë lidhje kanë Tottenham dhe Ajaks!

Sport

frank de
E konsideruar si gjysmëfinalja e surprizave, ndeshja Totenham-Ajaks ka shumë Ajaks brenda saj, sepse “Spurs” kanë një histori të vjetër me klubin holandez. Mbi të gjitha, pasi 4 prej lojtarëve të Tottenhemit janë rritur në shkollën e Ajaksit. Toby Alderëeireld, Jan Vertonghen dhe Christian Eriksen kanë luajtur në Amsterdam deri në vitin 2010, po ashtu si Davinson Sanchez deri përpara 2 vjetësh. Bëhet fjalë pikërisht tre nga katër mbrojtësit qendror të “Spurs”, si dhe mesfushori-sulmues i tyre më i mirë. Me pak fjalë, anglezët nuk e kanë pasur problem ta merrnin nga Ajaksi, kur kishin nevojë për një lojtar cilësor. E madje, së fundi flitet se janë në garë për Matijs De Ligt, ndërsa gjenden në kontakte më të ngushta për mesfushorin Donny Van De Beek, një prej autorëve të golave ndaj Juventusit.Ish-futbollisti dhe trajneri i Ajaksit, Frank De Boer, ka drejtuar 3 nga lojtarët aktualë të Tottenhemit, kur rreth 9 vjet më parë ishte në krye të skuadrës nga Amsterdami: konkretisht Eriksen, Alderëeireld dhe Vertonghen. Tekniku i tanishëm i Atlanta Junaited në Major League Soccer, ka folur mbi lidhjen e tij me lojtarët e gjysmëfinales së papritur të Champions League, ndeshja e parë e së cilës zhvillohet të martën.

Frank de Boer 2

“Eshtë me të vërtetë fantastike. Të dy klubet kanë histori me njëra-tjetrën. Unë kam njohje të afërt me lojtarët që janë aktualisht në skuadrën e parë të Ajaksit. E po ashtu edhe në skuadrën e Totenhemit njoh Eriksen, Alderëeild dhe Vertonghen, të cilët i kam pasur tek Ajaksi im. Me të vërtetë është fantiastike të shohësh se ata janë zhvilluar aq shumë, sa që tani do të luajnë në një gjysmëfinale Champions-i. Mendoj se është e mrekullueshme, sidomos për “brand”-in e futbollit të Ajaksit”, ka shpjeguar legjenda holandeze.Gjithashtu, ish-futbollisti holandez ka pranuar se i vjen mirë që Ajaks do të luajë kundër “Spurs” dhe jo ndaj Manchester Sitit. “Besoj se skuadra e Guardiolas është më superiore. Ndërsa ndaj Tottenhamit, që ka të dëmtuar Harry Kane dhe Moussa Sissoko, si dhe koreanit Heung-Min Son të pezulluar në takimin e parë, Ajaksi gëzon një avantazh të konsiderueshëm. Mendoj se ka më tepër shanse, sesa mund të kishte përballë Sitit”, ka përfunduar Frank De Boer.